Showtime

Zbulohet shkaku i vdekjes së motrës së Kris Jenner

04/15/2024 14:24
nga:N K

Është zbuluar shkaku i vdekjes së motrës së Kris Jenner.

Karen Houghton, motra më e vogël e 68-vjeçare, vdiq më 18 mars në moshën 65-vjeçare. Në atë kohë, u raportua se Karen vdiq nga shkaqe natyrale.

Më pak se një muaj më vonë, certifikata e vdekjes së Karen u publikua.

Sipas TMZ, e ndjera vdiq nga “arresti kardiak dhe aritmia e papritur kardiake”. Certifikata gjithashtu vuri në dukje se ajo ishte e diagnostikuar me diabet të tipit 2, dhe ishte shkaku i dytë themelor.