Sporti

Zbulohet se si votoi Bajram Shala në garën për çmimin e ‘Topin e Artë’

10/27/2026 14:37
nga:Mergim Rreci

Janë zbuluar votat e Bajram Shalës për çmimin prestigjioz të Topit të Artë për vitin 2026.

Në renditjen e tij, në vendin e parë është pozicionuar sulmuesi anglez Harry Kane, të cilit i janë dhënë 15 pikë.

Në vendin e dytë renditet Kylian Mbappe me 12 pikë, ndërsa podiumi plotësohet nga Khvicha Kvaratskhelia, i cili ka marrë 10 pikë.

Pas tyre vjen Ousmane Dembele me tetë pikë, i ndjekur nga Ferran Torres me shtatë dhe Erling Haaland me pesë pikë.

Lamine Yamal renditet i shtati me katër pikë, Vinicius Junior i teti me tri pikë, Joao Neves i nënti me dy pikë, ndërsa Pau Cubarsi e mbyll dhjetëshen me një pikë.

Votat e Bajram Shalës për Topin e Artë 2026:
Harry Kane – 15 pikë
Kylian Mbappe – 12 pikë
Khvicha Kvaratskhelia – 10 pikë
Ousmane Dembele – 8 pikë
Ferran Torres – 7 pikë
Erling Haaland – 5 pikë
Lamine Yamal – 4 pikë
Vinicius Junior – 3 pikë
João Neves – 2 pikë
Pau Cubarsi – 1 pikë

/GazetaBlic Sport/