Lajme

Zbulohet se si arritën ti mbijetonin përplasjes fatale dy stjuardesat

12/29/2024 15:08
nga:G B

Përplasja fatale e avionit në Korenë e Jugut solli vdekjen e 177 personave mes tyre edhe 5 fëmijë nën moshën 10 vjeç.

Nga kjo ngjarje tragjike kanë arritur të mbijetojnë mrekullisht 2 stjuardesa.

Aksidenti është cilësuar si fatkeqësia më e keqe ajrore e vendit në dekada. Ndërkohë është zbuluar se si dy të stjuardesat kanë arritur ti mbijetojnë përplasjes fatale. Ato gjendeshin në pjesën e bishtit të avionit ku krahasuar me pjesët e tjera të saj ka patur më pak dëmtime. Pjesa e përparme e avionit u shkatërrua nga përplasja me një mure dhe kjo solli që të shpërthente në flakë menjëherë.

Pamje nga momenti i perplasjes

Edhe nga pamjet e publikuara duket që bishti i avionit ka marrë dëmtime por kuptohet me sy të lirë që është më pak i dëmtuar se çdo pjesë tjetër. Aeroplani Jeju Air mbante 175 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit kur u ul në aeroport në qarkun Muan. Të gjithë në bord ishin koreano-jugor, përveç dy shtetasve tajlandezë.

Avioni, i listuar si Boeing 737-800 në FlightAëare kishte udhëtuar nga Bangkok, Tajlandë. Analistët thonë se si Boeing 787-800 ashtu edhe Jeju Air, linja ajrore më e madhe me kosto të ulët në Korenë e Jugut, kanë një rekord të fortë sigurie.