Lajme

Zbulohet se ku do të strehohen 111 afganë që arritën në Kosovë

08/29/2021 21:16
nga:Gazeta Blic

Afganët që kanë mbërritur para pak minutash në Kosovë do të strehohen në Kampi e Bechtel Enka-s, i cili ndodhet në magjistralen Ferizaj-Gjilan.

Një numër prej 111 persona afgan do të dërgohen sonte në ish kampin e Bechtel Enka-s.

Kështu ka kanë konfirmuar nga Zyra e Presidencës.

Qytetarët afganë, që kanë punuar me NATO-n, së bashku me familjet e tyre, do të qëndrojnë përkohësisht në Kosovë, derisa t’iu rregullohen dokumentacionet për qëndrim afatgjatë në Shtetet e Bashkuara. Në mesin e tyre ka gra dhe fëmijë.