Edinson Cavani dëshiron të kthehet në vendlindjen e tij në Amerikën e Jugut kur të bëhet lojtar i lirë këtë verë, me AS që raporton se opsioni i tij i preferuar është të lidhet me Boca Juniors.
Sulmuesi me përvojë uruguaian po përfundon kontratën e tij me Manchester United dhe nuk e ka fshehur faktin se do të mirëpriste një mundësi për të luajtur për skuadrën e madhe argjentinase, përcjell GazetaBlic Sport.
Uruguaini nuk ka pasur hapësira te “Djajtë e Kuq”, që nga ardhja e Ronaldos. Këtë sezon ai ka pasur vetëm 13 paraqitje deri tani në Premierligë.

/GazetaBlic Sport/


