Sporti

Zbulohet paga marramendëse e Cristiano Ronaldos tek Manchester United

08/27/2021 17:16
nga:E K

Cristiano Ronaldo tashmë mund të konsiderohet lojtar i Manchester United.

Klubi i Juventus ka pranuar një ofertë prej 25 milionë eurosh për Ronaldon, kurse ky i fundit do t’i bashkohet “Djajve të Kuq” deri në vitin 2023, përcjell GazetaBlic Sport.

Ylli portugez do të përfitojë 50 milionë funte nga kjo kontratë.

Paga e Cristiano Ronaldos te Manchester United raportohet se do të jetë 25 milionë funte në sezon.

/GazetaBlic Sport/