Sporti

Zbulohet paga e Ancelottit në Brazil

05/12/2025 19:37
nga:Lorik J

Carlo Ancelotti u prezantua si trajneri i ri i Brazilit, ku do të punojë pas përfundimit të sezonit të La Liga-s me Real Madridin.

Pasi kjo ndodhi, në Brazil u nis një studim mbi parametrat e kontratës së italianit, me ESPN Brasil që zbuloi se cila do të ishte paga e Ancelottit.

Për punën e tij si trajner i pesë herë kampionit të botës, Ancelotti do të marrë 177,500 euro në javë, që është afërsisht 770,000 euro në muaj.

Kjo është një rënie në krahasim me pagën e tij te Real Madridi, ku, megjithatë, puna ishte shumë më intensive për shkak të numrit të ndeshjeve.

Megjithatë, Ancelotti do të marrë dyfishin e pagës së paraardhësve të tij në krye të Selecao-s – Dorival Junior dhe Tite.

/GazetaBlic Sport