Sporti

Zbulohet numri i Joao Cancelos tek Barcelona: Dridhesha kur nënshkrova kontratën

01/13/2026 19:24
nga:Mergim Rreci

Joao Cancelo është rikthyer zyrtarisht në Barcelonë.

Mbrojtësi portugez nënshkroi kontratën e tij me klubin, duke i dhënë fund qëndrimit të tij me skuadrën saudite Al Hilal, dhe u prezantua në një konferencë të posaçme për shtyp së bashku me presidentin Joan Laporta.

Kthim emocional në shtëpi

“Është një nder për mua të përfaqësoj këtë klub. Gjithmonë kam dashur të luaj këtu dhe e kam pasur këtë shans dy vjet më parë. Erdha për të ndihmuar dhe për të provuar të fitojmë tituj”, ishin fjalët e para të Cancelos.

“Barça është një klub i veçantë dhe shokët e mi të ekipit më pritën jashtëzakonisht mirë. Dridhesha kur nënshkrova kontratën”, tha ai i emocionuar.

Cancelo do të veshë fanellën me numër 2 dhe do të ketë mundësinë të luajë në Camp Nou për herë të parë, pasi skuadra luajti në Montjuic gjatë qëndrimit të tij të mëparshëm.

/GazetaBlic Sport/