Lajme

Zbulohet një rast i dhunimit në Obiliq, viktima shtatzënë kërkoi ndihmë në QKUK

07/17/2024 10:28
nga:Genita C

Një person është arrestuar dje pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar seksualisht një grua në Obiliq.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se rasti u zbulua pasi viktima që ka mbetur shtatzënë kishte kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet për veprën penale ‘Dhunim’

“Është marr informata se në QKUK është pranuar viktima femër shtatëzënë, ku lidhur me rastin e lartcekur me vendim të prokurorit është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.