Lajme

Zbulohet një laborator droge në një banesë në Prizren, tre persona në pranga

04/23/2025 13:58
nga:Y I

Një laborator i drogës është zbuluar në një banesë në qytetin e Prizrenit gjatë një aksioni policor që po vazhdon.

Klankosova mëson se operacioni ka rezultuar me arrestimin e tre personave të dyshuar për përfshirje në prodhimin dhe përpunimin e substancave narkotike.

Policia e Kosovës ka konfiskuar pajisje të shumta laboratorike, si dhe sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike.