Një fushë nafte me rezerva prej 150 milionë fuçi është zbuluar në Turqinë juglindore në provincën Sirnak, njoftoi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.
“Ne zbuluam 150 milionë fuçi rezerva nafte rreth malit Gabar. Kjo është një nga 10 depozitat më të mëdha në tokë të zbuluara këtë vit. Vlera e rezervave arrin rreth 12 miliardë dollarë”, tha Erdogan, sipas Tass.
Erdogan ka deklaruar më parë se Turqia synon të prodhojë rreth 100,000 fuçi naftë në ditë, pa specifikuar se nga cilat vendburime


