Sipas The Athletic, Manchester City po kërkon një marrëveshje për Harry Kane dhe Jack Grealish këtë verë.
Klubi anglez dëshiron transferimin e dy futbollistëve që kanë spiaktur me paraqitjet e tyre në “Euro2020”, përcjell GazetaBlic Sport.
Kampionët në fuqi të Premier League janë të përgatitur të shpenzojnë shumë në çmimin e reprezentuesve të Anglisë.
Harry Kane tashmë ka njoftuar për largimin e tij nga Tottenham dhe me shumë gjasë pritet që shumë shpejtë të zyrtarizohet tek klubi i udhëhequr nga Pep Guardiola.
Në anën tjetër, edhe Jack Grealish sipas të gjitha gjasave është shumë i interesuar që të largohet nga Aston Villa dhe pritet që edhe ai të bëjë kalimin e madh drejtë “Etihad Stadium”.
/GazetaBlic Sport/


