Paris Saint-Germain pritet të zyrtarizojë rinovimin e kontratës së Lionel Messit këtë javë.
Sipas gazetës Marca, kontrata do të jetë e vlefshme edhe për një sezon tjetër (deri në qershor 2024) dhe përfshin pjesëmarrjen në një lojë private miqësore mes PSG-së dhe një përzgjedhjeje lojtarësh nga Al Nassr dhe Al Hilal, klube në Arabinë Saudite, transmeton GazetaBlic Sport.
Një duel i planifikuar për më 19 janar, sipas të njëjtit burim, që do të vërë ballë për ballë Messin dhe Ronaldon, i cili sapo ka nënshkruar për Al Nassr.


