Sporti

Zbulohet: Messi organizoi festë pasi fitoi “Topin e Artë”, nuk e ftoi vetëm një futbollist të PSG’së!

12/01/2021 18:49
nga:Lorik J

Lionel Messi fitoi të hënën Topin e shtatë të Artë të France Football në Paris.

Ai përfundoi përpara Robert Lewandowski dhe Jorginho në garën e ngushtë dhe mori çmimin e madh individual, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndarjes së çmimeve, argjentinasi organizoi një festë pranë Kullës Eiffel, në të cilën ishin të ftuar bashkëlojtarët e PSG-së me bashkëshortet e tyre. Mauro Icardi dhe Wanda Nara nuk ishin të pranishëm në festë.

Mediat argjentinase shkruajnë se Messi nuk i ka ftuar Icardin dhe Narën.

“Icardi nuk ishte i ftuar në festën e Topit të Artë të Messit”, shkroi prezantuesi televiziv Angel Brito në Twitter.

Icardi megjithatë ka uruar kolegët e tij nga PSG. Në Instagram ai ka postuar urime për Messin dhe portierin më të mirë nga France Football, Gianluigi Donnarumma.

/GazetaBlic Sport