Fituesi i çmimit të UEFA-s “Lojtari më i mirë i vitit” është zbuluar më herët se që ishte paraparë.
Mesfushorët e Chelseat, N’Golo Kante dhe Jorginho, janë në garë me yllin e Manchester City, Kevin De Bruyne, për këtë çmim, përcjell GazetaBlic Sport.
Sidoqoftë, sipas një raporti të rrjedhur nga UEFA, Jorginho do të mposht Kante dhe De Bruyne për t’u kurorëzuar si Lojtari i Vitit nga UEFA.
Gazeta italiane, Tuttomercatoëeb pohon se burime pranë UEFA-s kanë thënë se 29-vjeçari do të shpallet fitues në shortin e së enjtes të Ligës së Kampionëve në Stamboll.
Asi i Chelsea dhe Italisë pati një sezon të shkëlqyeshëm me klubin sezonin e kaluar, duke ndihmuar Blutë të fitojnë titullin e Ligës së Kampionëve.
Ai me Italinë fitoi Euro 2020, duke mposhtur Anglinë në finalen e madhe pas penalltive.
/GazetaBlic Sport/


