Zyrtarët doganorë, gjatë një kontrolli të rregullt te pikëkalimi kufitar i Dheut të Bardhë, kanë hasur në një ngarkesë mallrash, ku gjatë ekzaminimit janë gjetur mallra të padeklaruara.
Malli i konstatuar, sipas Doganës përfshinte pjesë të përdorura për automjete, të futura pa u deklaruar sipas procedurave ligjore doganore.
Pas verifikimit të mallit, sipas njoftimit, vlera e tij arrin shumën rreth 4,000 euro.
Mallrat janë ndaluar, ndërsa ndaj palës përgjegjëse është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, në bazë të nenit 244 të Kodit Doganor dhe të Akcizës së Kosovës.


