Showtime

Zbulohet lidhja, modelja shqiptare e dashura e menaxherit të Malumës

04/27/2023 15:36
nga:Genita C

Modelja e njohur shqiptare Anisa Mukaj prej shumë kohësh është zhvendosur përtej oqeanit ku e zhvillon karrierën e saj.

Ajo është mjaft aktive me postime mirëpo është një detaj për të cilin dihet fare pak – personalja e saj.

Prej kohësh, Anisa po shijon një romancë.

Ajo është në lidhje dashurie me Miguel Lua, menaxherin e super yllit Maluma.

Anisa i ka uruar sot ditëlindjen personit të zemrës duke vulosur kështu lidhjen edhe për ndjekësit e saj të shumtë.

Lua është prej kohësh në industrnë e menaxhimit të artistëve. Ai në vitin 2019 ishte ranguar në Billboard në mesin e top producentëve premtues që “lëvizin ujërat” e industrisë diskografike.

 

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Miguel Lua (@luavision)