Showtime

Zbulohet kush qëndron pas faqes së Trixës në Instagram

01/06/2022 11:48
nga:G C

Instagrami i Beatrix Ramosaj vazhdon të jetë i mbushur plot kritika kundrejt këngëtares.

Lidhja e saj që është duke vazhduar brenda shtëpisë së “Big Brother Vip” me Donald Veshaj ka bërë që të komentohet edhe më shumë, shkruan GazetaBlic.

Së fundmi, është zbuluar se kush po e menaxhon Instagramin e Beatrixës dhe nuk është asnjë familjar i saj.

Bëhet fjalë për Elena Likën e cila këtë e ka bërë me dije vet ajo përmes një komenti në rrjetin social.

“Shkrimet dhe qëndrimet që lexoni tek faqja e Trixës i shkruaj unë ndaj kush do të shajë le të kalojë tek profili im dhe lëreni Antigonën dhe Albanin rehat”, shkruan Elena./GazetaBlic/