Largimi i Salah nga Liverpooli në fund të këtij sezoni është praktikisht i dhënë dhe, sigurisht, egjiptiani është kthyer në një objektiv shumë tërheqës, por i arritshëm vetëm për disa klube.
Këtu hyn në lojë Al Hilal. Këtë të enjte, shtypi anglez diskutoi mundësinë që sulmuesi t’i bashkohet klubit pasi Turki Alalshikh, presidenti i grupit që zotëron ekipin e Jorge Jesus, ndau një foto të Salah me pajisjet e Al Hilal, transmeton GazetaBlic Sport.
Sauditët do të jenë të gatshëm t’i ofrojnë Salah një kontratë dyvjeçare, me një vlerë totale rreth… 77 milionë euro.
Salah është golashënuesi më i mirë i Premier League , me 18 gola në 20 ndeshje (1767 minuta në fushë), duke bërë gjithashtu 13 asistime.
/GazetaBlic Sport/