Showtime

Zbulohet konkurrenti i radhës që do të jetë pjesë e “DWTS”

09/18/2022 22:25
nga:G C

Elhaida Dani është padyshim një ndër këngëtaret më të talentuara shqiptare, e cila na ka bërë krenarë jashtë trojeve me zërin e saj të fuqishëm.

Tashmë artistën nuk do ta shohim më në skenë si këngëtare por dhe si kërcimtare. Elhaida do të jetë pjesë e spektaklit të kërcimit “Dancing With The Stars”, i cili pritet të fillojë së shpejti.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë faqja zyrtare teksa krahas postimit ku është vendosur fotoja e këngëtares shkruan : “Pasi ka shëtitur gjithë skenat e botës, këngëtarja Elhaida Dani rikthehet në shtëpi. Elhaida, mirë se vjen në kastin e #DWTS!”

Kujtojmë se deri më tani konkurrentët e konfirmuar zyrtarisht janë anëtari i grupit “Asgjë sikur Dielli”, Alban Nimani, moderatori Isli Islami, Megi Pojani, blogerja Sara Hoxha, Julka Gramo, Irini Qirjako, Salsano Rrapi, Deborah Keçi, Arbër Çepani.