Sporti

Zbulohet: Ja sa kundërshtarë pritet të ketë Kosova në kualifikueset e Botërorit

11/21/2024 13:00
nga:Lorik J

Kualifikimet për Kupën e Botës 2026 do të fillojnë në mars 2025 dhe do të përfundojnë në nëntor. Ndeshjet e play-offit janë planifikuar për në mars 2026.

Shorti për grupet kualifikuese të Kupës së Botës është të premten me 13 dhjetor, nga ora 12:00. Ngjarja do të zhvillohet në Zvicër, në Zyrih.

Sipas faqes së specializuar të të dhënave të futbollit, Kosova do të luajë në grup me 4 ekipe.

 

Ekipet evropiane do të ndahen me short në 12 grupe me nga katër dhe pesë skuadra secila, të cilat do të luajnë ndeshje vajtje-ardhje. Grupet me pesë skuadra planifikojnë ndeshjet nga marsi 2025 dhe grupet me katër ekipe nga shtatori 2025, me të gjitha ndeshjet që do të përfundojnë deri në nëntor 2025.

12 fituesit e grupeve kualifikohen për Botëror, ndërsa vendet e dyta do të garojnë në play-off së bashku me katër skuadrat më të mira nga Liga e Kombeve 2024/25 dhe që nuk zënë dy vendet e para në grupet kualifikuese.

/GazetaBlic Sport