Sporti

Zbulohet: Ja kur do të debutojë Cristiano Ronaldo me skuadrën e Manchester United

08/30/2021 10:00
nga:L J

Sulmuesi i njohur portugez, Cristiano Ronaldo është transferuar nga Juventusi tek Manchester United në këtë afat kalimtar.

Sipas Sky Sport, Cristiano Ronaldo do të përfundojë transferimin në Manchester United shumë shpejtë, përcjell GazetaBlic Sport.

Testet mjekësore të lojtarit janë kryer në Lisbonë – teksa kontrata 2 vjeçare me opsion për një vit tjetër do të nënshkruet shumë shpejtë.

Ndeshja e parë e Cristiano Ronaldos do të jetë ajo kundër Newcastle më 11 shtator.

Manchester United dhe Newcastle United do të luajnë nga ora 16:00 në ‘Old Trafford’.

/GazetaBlic Sport