Sporti

Zbulohet gjyqtari që do ta ndajë drejtësinë në gjysmëfinalen mes Manchester Cityt dhe Atletico Madrid

04/04/2022 12:47
nga:E K

Atletico Madrid dhe Manchester City do të përballen nesër në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë gjysmëfinale do të luhet nesër në “Etihad Stadium” me fillim nga ora 21:00, shkruan GazetaBlic Sport.

Për këtë takim është caktuar edhe gjyqtari kryesor. Referi që do të ndajë drejtësinë është Istvan Kovacs nga Rumania.

Ndeshja kthyese luhet me 13 prill në “Wanda Metropolitano” nga ora 21:00.

/GazetaBlic Sport/