Showtime

Zbulohet gjinia e fëmijës që po pret Fifi

01/22/2023 15:20
nga:G C

Fifi do të bëhet nënë për herë të parë dhe po e shijon shumë këtë periudhë në pritje të ëmbël. Lajmin e shtatzënisë këngëtarja e dha gjatë Festivalit të Këngës.

Panorama plus bën të ditur se Fifi pas pak muajsh do të sjellë në jetë një vajzë. Ndonëse vetë këngëtarja nuk ka ndarë shumë detaje në rrjetet sociale, miqtë e afërt i kanë zbuluar edhe këtë sekret kaq të ëmbël.

Së fundmi Fifi ka treguar edhe barkun e rrumbullakosur me një postim në rrjete sociale, ku shprehet se shkelmat e bebit janë lumturia më e madhe që po përjeton.

“Lumturia ma e madhe … shkelmat edhe grushtat e tu bebi jem”, shkruan Fifi.