Sporti

Zbulohet fjalimi motivues i Zinchekos para ndeshjes me Manchester United: Këtu s’mund të na mundë askush!

01/23/2023 18:57
nga:Lorik J

Që nga ardhja e tyre në Londër, Gabriel Jesus dhe Oleksandr Zinchenko kanë marrë rolin e liderëve në skuadër.

Ishte Zinchenko ai që e mori fjalën pak para fillimit të lojës dhe i motivoi shokët e skuadrës për të arritur fitoren.

“Gëzojeni ndeshjen. Ky është stadiumi ynë, tifozët tanë dhe askush nuk mund të na mundë këtu,” u tha Zinchenko bashkëlojtarëve të tij.

Dhe kjo është pikërisht ajo që ndodhi. Edhe pse Manchester United kishte epërsi 0:1, Topçinjtë e përmbysën atë rezultat dhe patën epërsi 2:1.

Martinez arriti të shënojë gol dhe të barazojë rezultatin, por Nketiah në minutën e 91-të i solli tre pikët Arsenalit nga kjo ndeshje.

Është e qartë se Zinchenko tashmë e di shumë mirë se çfarë duhet për të fituar Premier League, sepse ai ishte katër herë kampion me Manchester Cityn.

Tifozët thjesht e adhurojnë Zinchenkon dhe pasionin e tij për futbollin, fitoren dhe Arsenalin. Skena e tij duke festuar fitoren u bë virale mes tifozëve të këtij klubi.

/GazetaBlic Sport