Një djathë i butë dhie nga Spanja, është fituesi i vendit të parë në konkursin “World Cheese Awards”, duke mposhtur 4079 aplikime nga më shumë se 40 vende të botës.
Djathi fitues i quajtur Olavidia, mori 103 vota, duke lënë pas atë francez, Fromagerie Berthaut.
Sipas jurisë gjykuese, djathi spanjoll spikati për teksturën e pasur dhe kremoze, si dhe për aromën e veçantë. Fituesi i mëparshëm ishte një djathë blu, Rogue River Blue, kampioni i parë amerikan për këto çmime.
Juria përzgjedhëse, përbëhej nga 16 gjyqtarë të cilët vlerësonin cilësinë e djathërave, sipas disa kritereve: tekstura, aroma, shija, mënyra e prodhimit etj. Të gjitha këto karakteristika u plotësuan nga Olavidia spanjolle. Titulli i tij është “Djathi Kampion Bote”, tha për CNN, John Farrand, organizator i këtij konkursi. “Gjyqtarët e konsiderojnë djathin më të mirë në botë. Ka kurorën e re.”