Showtime

Zbulohet data e lansimit të bashkëpunimit në mes Mozzik, Butrinti dhe Tayna

06/16/2022 07:46
nga:G B

Para disa ditësh tre artistët shqiptarë Mozzik, Butrinti dhe Tayna kanë paralajmëruar projektin e ri muzikor.

Duke mos dhënë shumë detaje këngëtaret treguan se shumë shpejt do na e sjellin një hit veror.

Ndërsa sot përmes një postimi në rrjetin social Instagram tre artistët treguan datën e lasnimit të këngës.

“Nesër, 23:59”, ishte mbishkrimi i Taynës.

Ndryshe të tre këngëtaret janë mjaft aktiv me koncerte dhe mbrëmje muzikore dhe vazhdojnë të shijojnë sukseset e projekteve individuale.