Showtime

Zbulohet data e finales së madhe të Big Brother Vip Kosova

1 vitë më parë
nga:G C

Banorët kanë bërë më shumë se gjysmën e rrugëtimit në shtëpinë më të famshme, duke shkaktuar debate dhe emocione të shumta.

Duke thyer një tjetër rekord shikueshmërie, edicioni i dytë i BBVKS do të mbahet mend për shumë gjatë.

Por, çdo gjë e nisur edhe përfundon.

Opinionisti Bledi Mane ka bërë të ditur datën e finales së madhe të Big-ut.

I pyetur nga ndjekësit se a do të shtyhet BBVKS edhe për një muaj, Bledi ka dhënë përgjigje të prerë.

“Në datën 2 shkurt finalja e madhe”, ka shkruar ai.