Është konfirmuar tashmë që në muajin tetor do të nisë edicioni i dytë i spektaklit shumë të shikuar, Big Brother VIP Kosova.
Prezantuesi i këtij spektakli, Alaudin Hamiti, është “bombarduar” me pyetje nga fansat e këtij programi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.
Ndër pyetjet më të shpeshta që i është bërë është nëse do ta ketë edhe këtë vit Jonidën në krah, gjë të cilën ai e konfirmoi.
Një ndër ta nuk ka hezituar ta pyesë atë lidhur me çmimin e madh që do të ketë fitues.
Dhe prezantuesi pa mëdyshje tregoi se njashtu sikurse vitin e kaluar, edhe sivjet fituesi i BBVK do të marrë me vete 200 mijë euro në shtëpi.