Erling Haaland është padyshim një nga lojtarët më të mirë në Evropë momentalisht.
Sulmuesi i Borussia Dortmundit është një “bishë” e vërtetë në sulm dhe pas paraqitjeve fantastike në këtë edicion dhe stinorin e kaluar, shumë skuadra janë vënë pas tij për t’i siguruar shërbimet e “bomberit”, përcjell GazetaBlic Sport.
Minuta më parë, megjithatë, La Cadena Ser, mediumi spanjoll ka publikuar koston nëse një klub dëshiron të marrë shërbimet e Haaaland.
Sipas mediumit, klubi që dëshiron Haalandin duhet t’i paguajë 75 milionë euro (klauzolën e tij), 40 milionë euro komisione për Mino Raiola, 20 milionë euro komisione për babain e lojtarit, të gjitha këto pa llogaritur edhe rrogën e sulmuesit…
/GazetaBlic Sport
La Cadena Ser révèle le coût estimé si un club souhaite s'attacher les services d'Haaland :
– 75 M€ de clause libératoire (Dortmund)
– 40 M€ de commissions pour Mino Raiola
– 20 M€ de commissions pour le père du joueur
– Sans compter le salaire de l'attaquant— Instant Foot ⚽️ (@lnstantFoot) November 30, 2021


