Sporti

Zbulohet arsyeja se pse Leao ishte në “Allianz Stadium”

05/17/2022 14:35
nga:Mergim Rreci

Ylli i Milanit, Rafael Leao, ndoqi dje ndeshjen Juventus kundër Lazios nga “Allianz Stadium” sepse ishte i ftuar nga miku i tij dhe sulmuesi i “Zonjës së Vjetër”, Moise Kean.

Leao u pa në tribunat në “Allianz Stadium” për ndeshjen e fundit të sezonit të Juventusit në shtëpi kundër Lazios mbrëmë . Ajo shkaktoi befasi për shumë dashamirës të Serisë A, pavarësisht se Torino nuk ishte shumë larg Milanit, përcjell GazetaBlic Sport.

Disa tifozë të Juventusit madje shpresonin se kjo mund të çonte në një transferim të mundshëm gjatë verës, por sipas Daniele Longo të Calciomercato.com, nuk ka arsye të çuditshme pas udhëtimit të Leaos në Torino.

Sipas raportit, Leao ishte i ftuar në stadium nga miku i tij Kean. Italiani u prezantua në pjesën e dytë kundër Lazios mbrëmë, por nuk arriti të gjente rrjetën.

Leao është golashënuesi më i mirë i Milanit këtë sezon, me 14 gola në 41 paraqitje në të gjitha garat. Kontrata e tij skadon në vitin 2024, por kuqezinjtë tashmë janë në bisedime për të zgjatur qëndrimin e tij në klub deri në vitin 2026.