Sipas rezultave të ISHP, arsyeja e helmimit të 500 qytetarëve në Krujë është uji i kontaminuar me baktere të esheria koli dhe streptokokut fekal.
Uji është ndotur në depon e qytetit të Krujës dhe më pas iu është shpërndarë qytetarëve nëpër çezma.
Origjina e ndotjes nuk dihet ende ndërsa Instituti i Shëndetit Publik pritet të dalë me një informacion zyrtar në orët në vijim.



