Showtime

Zbulohet arsyeja pse Shakira nuk i përgjigjet flirtit të Tom Cruise

05/26/2023 12:19
nga:N M

Arsyeja pse Shakira nuk i përgjigjet flirtit të Tom Cruise duket se është një mashkull tjetër.

Ylli kolumbian nuk është lidhur me askënd deri më tani, pas ndarjes së saj nga Gerard Pique. Megjithatë, sipas The Sun, ajo tashmë e ka gjetur një dashuri të ri.

Shakira u pa në FTX Arena për të parë ndeshjen Miami Heat kundër Boston Celtics. Natyrisht që prania e saj atje nuk ishte për shkak të dashurisë për basketbollin, por njohjes me Jimmy Butler.

Menjëherë pas përfundimit të lojës, ata ndoqën njëri-tjetrin në Instagram, gjë e çuditshme për Shakirën, e cila ndjek vetëm 159 persona në llogarinë e saj.