Këngëtari shqiptar, Ledri Vula, sa ka qëndruar për pushime ka punuar për këngën e parë për vitin 2021.
Në profilin e tij zyrtar në Instagram, ai ka publikuar një video teksa shihet duke interpretuar pak nga teksti, shkruan GazetaBlic.
‘Coming soon: DON MO’, ka shkruar Ledri në mbishkrimin e postimit derisa mori komente dhe pëlqime të shumta nga ndjekësit.
View this post on Instagram
Kjo këngë e cila do të publikohet së shpejti, me sa duket është bashkëpunim me Morena Tarakun.
Dhe këtë e vërtetoi këngëtarti shqiptar, Robert Berisha, i cili shpërndau videon e Ledrit në Instagramin e tij duke etiketuar Morenën.
Ndryshe, nuk po mungojnë komentet e shumta në fotografitë e Ledrit nga Morena Taraku./GazetaBlic/