Lajme

Zbulohet arsyeja e rikthimit në paraburgim të Lizës, i dyshuar për vrasjen e Triumf Rizës

11/13/2023 15:47
nga:N K

Gjykata e Apelit në Prishtinë më 3 nëntor 2023 e ka kthyer në paraburgim të dyshuarin për vrasjen e policit Triumf Rizës, Ilir Abdullahu, i njohur si “Liza”, i cili paraprakisht nga Gjykata Themelore në Prishtinë ishte liruar nga paraburgimi duke iu zëvendësuar masa e paraburgimit me atë të dorëzanisë në shumën 100 mijë euro.

Ilir Abdullahu dyshohet për veprën penale të “Vrasjes së rëndë” në bashkëkryerje me Enver Sekiraqën, Arben Berishën, Fitim Avdiun dhe Rrahim Abdullahun.

Në vendimin e Apelit, thuhet se është aprovuar ankesa e Prokurorisë Speciale, për ndryshimin e aktvendimit të Themelores.

“1.APROVOHET ankesa e Prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ashtu që NDRYSHOHET aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë-Departamenti Special…. të dt.27.10.2023, dhe ndaj të pandehurit I.A ashtu që ll. CAKTOHET paraburgimi kundër të pandehurit I.A”, thuhet në vendimin e Apelit, raportoi sot Betimi për Drejtësi.