Disa kafene të mbrëmjes në Ferizaj po shërbejnë si vend i prostitucionit ku klientët e bashkë me kamerieret që punojnë aty caktojnë çmimin e ofrimit të favoreve seksuale.
Ekipi i Kiks Kosova ka hulumtuar dhe ka hasur në vendet ku zhvillohen këto aktivitete të jashtëligjshme.
Ferizaj është qyteti i dytë në Kosovë sa i përket numrit të bizneseve por jo të gjitha punojnë sipas aktivitetit që e kanë të lejuar të zhvillojnë.
Hulumtuesit e emisionit së pari kanë pyetur qytetarët se ku gjinden këto kafene, ku shumë prej tyre tregojnë dhe e din se ku gjenden.
Në fund ekipi i Kiks Kosova në cilësinë e klientit prej afër ka biseduar me kamerieret ku haptazi e pranojnë se në këmbim të një shume parash e ofrojnë këtë shërbim.