Bayerni e mposhti skuadrën e Barcelonës në Ligën e Kampionëve.
Kjo humbje e dërgoi skuadrën spanjolle në Europa League, shkruan GazetaBlic Sport.
Rezultati 0-2 që në pjesën e parë e ka tensionuar jo pak trajnerin e Barcelonës, Xavi Hernandez. Ai ka qenë nervoz në pjesën e dytë dhe më shumë për krenari sesa për të tjerat ai është kapur edhe me lojtarët e Bayernit. Në një moment ai i kërkon gjyqtarit të takimit të ndëshkojë me karton të verdhë një lojtar të Bayernit.
Sjellja e tij nuk është pritur mirë nga bavarezët. Kapiteni Manuel Neuer ka reaguar dhe i është drejtuar Xavit me fjalët: “Rri urtë, mbylle gojën”.
Xavika dashur të reagojë, por më pas ka zgjedhur të ruajë qetësinë dhe për të mos u futur në një debat me portierin gjerman.


