Sporti

Zbulohen numrat e Kylian Mbappe dhe Endrick tek Real Madrid

04/04/2024 13:29
nga:Mergim Rreci

Tifozët e Real Madridit po e presin me padurim merkaton e verës, atje ku Kylian Mbappe pritet të zyrtarizohet tek ‘Galaktikët’.

Megjithatë, përveç Kylian Mbappe, tek Real Madrid do të bashkohet edhe futbollisti i jashtëzakonshëm brazilian, Endrick, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas asaj që raportohet nga “AS”, Real Madrid ka vendosur tashmë se cilët do të jenë numrat e fanellave për sezonin e ardhshëm dhe kurioziteti i madh është padyshim që është vendosur tek ai i Mbappe.

Futbollisti francez do të trashëgojë numrin 10-të, aktualisht në pronësi të Luka Modric, ndërsai talenti brazilian Endrick, pritet të marrë numrin 9-të, atë që la Benzema.

/GazetaBlic Sport/