Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ka deleguar zyrtarët për ndeshjet e Superkupës.
Nesër, Prishtina do përballet me Llapin në kuadër të Superkupës së Kosovës, shkruan lajmi.net.
Derbi i është besuar gjyqtarit Dardan Çaka se bashku me asistentët si Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, derisa Mervan Bejtullahu është arbitri i katërt.
VAR-i gjithashtu do përdoret për herë të parë ën Kosovë dhe gjyqtari do jetë Visar Kastrati, pranë asistenti Elvis Bicaj.
Vëzhguesi i gjyqtarëve do jetë Malazog Hoxha, kurse delegat i FFK-së, Abdyl Bellopoja.
Takimi nis në ora 20:45 dhe zhvillohet në “Fadil Vokrri”.


