Sporti

Zbulohen detajet, kjo pritet të jetë marrëveshja në mes Sergio Agueros dhe Barcelonës

04/22/2021 10:09
nga:Mergim Rreci

Sergio Aguero do të nënshkruajë kontratën dy-vjeçare të vendosur nga Barcelona nëse Lionel Messi mbetet në Camp Nou, pretendon AS.

Sulmuesi i Manchester Cityt është i vendosur për kalimin e tij tek Barcelona, por po pret që një vendim edhe të bashkëkombasit të tij, Leo Messit, përcjell GazetaBlic.

Leo Messi kishte paralajmëruar një largim të mundshëm nga Barcelona vitin e kaluar, por tashmë me ardhjen e presidentit Joan Laporta gjërat kanë ndryshuar.

Emri i tij ka qenë i lidhur vazhdimisht me skuadrën nga Katalunia, por ishte kontrata e tij me Manchester Cityn që e pengonte finalizimin e një marrëveshje mes palëve.

Futbollisti argjentinas në një intervistë para pak javësh kishte deklaruar që do t’i pëlqente që të vazhdonte të luante në Angli, por do të ishte i nderuar që të luante me Messin një skuadër.

/GazetaBlic/