Sporti

Zbulohen detaje të reja nga interesimi i Atletico Madrid për Vedat Muriqin

12/25/2022 23:54
nga:Mergim Rreci

Vedat Muriqi po shkëlqen në La Liga me Mallorcan. Sulmuesi dardan ka shënuar 8 gola deri në këtë fazë të sezonit, duke u renditur i dytë në Spanjë pas Robert Lewandowskit, autor i 13 golave me Barcelonën.

Drejtuesit e Mallorcas e kanë fiksuar në 38 milionë euro klauzolën e largimit të bomberit të Kosovës, ndërkohë që në skenë ka dalë Atletico Madrid sipas raportimeve të El Gol Digital.

Diego Simeone e cilëson 28-vjeçarin nga Prizreni si sulmuesin ideal për skemat e tij dhe si një nga zëvendësuesit e mundshëm të Joao Felix. Alternativat janë francezi Marcus Thuram (M’Gladbach) dhe turku Enes Unal (Getafe).