Sporti

Zbulohen datat për Superkupën e Spanjës në Stamboll

09/17/2026 18:12
nga:L J

Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit ka njoftuar datat për mini-turneun e Superkupës së Spanjës, i cili do të luhet në shkurt të vitit 2027 në Stamboll.

Turneu do të mbahet në Turqi për herë të parë në historinë e tij, dhe do të përfshijë Barcelonën, Real Madridin, Atletico Madridin dhe Real Sociedadin.

Në prezantimin zyrtar, u njoftua se të tre ndeshjet do të zhvilloheshin në stadiumet e tre klubeve kryesore nga Stambolli.

Gjysmëfinalja e parë midis Barcelonës dhe Atletico Madridit është planifikuar për 2 shkurt në stadiumin e Fenerbahce, dhe një ditë më vonë Real Madridi do të përballet me Real Sociedadin në Besiktas Arena.

Finalja do të zhvillohet më 6 shkurt në stadiumin Ali Sami Yen, shtëpia e Galatasarayt. Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 20:00.