Geek

Zbulohen 5 ndryshimet e mëdha që po përgatit Whatsapp-i

10/05/2022 22:34
nga:G C

Drejtuesit e WhatsApp janë duke punuar për të sjellë 5 ndryshime të rëndësishme në aplikacion dhe këto tashmë janë në fazë testimi.

Aplikacioni ka nisur testimet e ndryshimeve të rëndësishme në versionin e tij Beta dhe ato mund të aktivizohen në një periudhë jo të largët.

WhatsApp do të sjellë disa ndryshime, të cilat do ta bëjnë shumë më të lehtë përdorimin e këtij aplikacioni në përditshmërinë tuaj.

Një nga ndryshimet kryesore është mundësia për të krijuar një link thirrjeje. Nëpërmjet linkut mund t’i bashkoheni thirrjes në çdo kohë.
2. Mundësia për të mos u dukur kur jeni online

3. Një veçori e cila të lejon të krijosh dhe të shpërndash “polle” në grupet e komunikimit

4. Edhe kamera e vetë WhatApp do të ndryshojë në mënyrën sesi i filmon videot

5. Nëse keni përzgjedhur opsionin e mesazheve që zhduken, WhatsApp do të sjellë mundësinë për t’i ruajtur një pjesë të tyre