Showtime

Zbulohen 3 biondet e ‘’skandalit’’ të yllit të futbollit, kush janë vajzat që u tallën me të!

07/29/2021 17:18
nga:G C

Uejn Runi ka qenë kryetemë e ditëve të fundit pas publikimit të disa fotove dhe videove nga nata e tij e ‘’çmendur’’ me disa vajza.

Ish-sulmuesi po përballet me kritika të mëdha për sjelljet e tij ndërkohë qështja ka përfunduar në polici.

Mediat në Angli kanë zbuluar se kush ishin 3 biondet që postuan fotot në rrjetet sociale dhe u tallën me ish-sulmuesin që ishte në gjumë në dhomën e hotelit përkrah tyre.

  

Sipas mediave në Angli, Runi kishte qenë më miqtë e tij në një lokal në Mançester ku kishte pikasur një grup vajzash duke i ftuar në tavolinën ku gjendeshin ata, në zonën VIP të lokalit.
Modelja 21-vjeçare e Snapchat, Tajler Rajan dhe shoqet e saj bashkëmoshatare, Elise Melvin dhe Bruk Morgan, mësohen të kenë qenë vajzat që shfaqen në këto foto duke shoqëruar ish-yllin e Anglisë.

Ata më pas kanë shkuar në një dhomë hoteli që u përkiste vajzave, ku janë bërë edhe fotot me Runin në gjumë, ndër të dy palët pretendojnë se mes tyre nuk ka patur asnjë kontakt seksual.

   

Mediat në Angli kanë zbuluar se Runi i ka denoncuar në polici, pasi pretendon se fotot që ata kanë bërë me atë duke fjetur dhe më pas i kanë shpërndarë në rrjet, janë bërë pa lejen e tij.