Lajme

Zbulohen 10 dhoma torturash në një rajon të Ukrainës

09/16/2022 14:41
nga:Y I

Kievi njoftoi se kishte zbuluar dhoma të tjera torture në rajonin Kharkiv të Ukrainës verilindore, të cilat u ripushtuan nga forcat ruse.

Kështu deklaroi kreu i policisë kombëtare, Igor Klymenko.

“Deri më sot, unë mund të flas për të paktën dhjetë dhoma torture të zbuluara në vende të ndryshme,” duke përfshirë dy në qytetin e Balakliya, tha Klymenko.

Kujtojmë se një ditë më parë u zbulua një tjetër varrezë masive pranë Izium, një qytet në verilindje të Ukrainës./A2/