Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se në kuadër të zbatimit të Ligjit për të Huaj dhe atij për Automjete, nga dita e djeshme ka filluar fushata informuese për qytetarët në të gjitha pikat kufitare të Kosovës, si dhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Kjo fushatë, sipas MPB-së synon vetëdijesimin e qytetarëve lidhur me procedurat ligjore që duhet të ndiqen me rastin e hyrjes dhe qëndrimit në Republikën e Kosovës, si dhe me rregullat që ndërlidhen me drejtimin e automjeteve në territorin e vendit tonë.
Fushata do të zgjasë deri më 15 mars.
Ministria e Punëve të Brendshme ka falënderuar zyrtarët policorë për angazhimin dhe profesionalizmin e treguar, si dhe qytetarët për bashkëpunimin.


