Lajme

Zbarkimi i liderëve të Evropës në Tiranë – Arifi: Shtëpia pa miq nuk mbahet

05/19/2025 21:46
nga:G B

Opinionisti Avni Arifi, duke komentuar ardhjen e 47-të liderëve në Shqipëri, tha se asnjë shtet nuk mund të mbërrijë pa miq dhe aleatë.

Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ai u shpreh se nuk mund të ketë politikë efektive të jashtme e as i suksesshëm nëse nuk ke miq me të cilët ku i plason idetë.

“Fjalë popullore që është përdorur edhe në politikë “shtëpia pa miq nuk mbahet”. Vendet e vogla, Shqipëria po e fus edhe Kosovën aty, asgjë nuk mund të mbërrijnë pa miq dhe pa aleatë. Gjithçka është tek urat që ndërtojnë liderët e shteteve, këtë e kemi provuar edhe në vitet 90’ kur Kosova ka ndërtuar ura miqësie me institucione edhe me organizime, organizata të ndryshme, ku e gjithë shoqëria e Kosovës ka qënë në funksion të ndërtimit të urave të miqësisë, ndër pjesët më të mira të diplomacisë në historinë e Kosovës ka qenë orientimi ynë pro-perëndimor me ndërtimin e marrëdhënieve dhe raporteve me njerëz që kurrë nuk kishin dëgjuar për Kosovën apo për shqiptarët. Besoj që nuk mundesh të kesh politikë efektive të jashtme, nuk mundesh me qenë i suksesshëm nëse nuk ke miq me të cilët ku i plason idetë e tua. E paimagjinueshme sot një ministër i Jashtëm ose një kryeministër i një vendi të vogël me qenë i suksesshëm pa bashkëpunim dhe pa miqësi”, deklaroi Arifi.