Emisar special i ShBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Gabriel Escobar, nesër do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.
Burime të Gazeta Blic bëjnë me dije se ai do të takohet me liderët e partive opozitare, LDK, PDK dhe AAK.
Mësohet se takimi do të jetë rreth orës 13:00 dhe do të ketë një drekë pune.
“Escobar do të takohet me tre liderët e partive, drekë punë, nuk është vendosur saktë por rreth orës 13”, ka thënë burimi për Gazeta Blic.


