Lajme

“Zbardhen” detaje të reja në lidhje me vrasjen në Gllogjan

12/11/2021 20:43
nga:Gazeta Blic

Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me vrasjen e trefishtë në Gllogjan të Deçanit.

Lidhur me rastin janë arrestuar tre persona, H. M. dhe dy djemtë e tij.

Merret vesh se të arrestuarve u është konfiskuar një pistoletë dhe një kallashnikov.

Motivet e këtij sulmi, raportohet lidhen me një rast të vetëvrasjes të një vajze (emër i njohur për redaksinë) nga Gllogjani, pjesëtare e familjes së të dyshuarve për vrasjet.

Të arrestuarit kanë dyshuar se arsyeja e vetëvrasjes së vajzës, ndërlidhet me shoferin e autobusit, Gani Gjokaj, të qëlluar për vdekje para 13 ditësh në Gllogjan.