Zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti, ka reaguar pas shkarkimit të Jose Mourinhos nga Roma.
“Unë kam një marrëdhënie të shkëlqyer me Jose dhe më vjen shumë keq për atë që ndodhi. E njoh shumë mirë karakterin e tij dhe ai është një profesionist i vërtetë. Është turp që gjithçka përfundoi në këtë mënyrë sepse ai me të vërtetë donte të arrinte sukses me Romën”, tha Zanetti përmes TWM.
Jose Mourinho u shkarkua nga Roma të martën. Ai ka qenë në klub që nga viti 2021, duke e udhëhequr ekipin drejt trofeut të Ligës së Konferencës në vitin 2022 dhe duke arritur në finalen e Europa League sezonin e kaluar.
Roma aktualisht ndodhet në vendin e 9-të me 29 pikë pas 20 ndeshjeve në Serinë A italiane.
/GazetaBlic Sport